BE planifikon të mbajë konferencën e ndihmës për rindërtimin në Siri

Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar se po shqyrtohen planet për rindërtimin e Sirisë, përfshirë Konferencën e 9-të të Brukselit për mbështetjen për vendin e shkatërruar nga lufta.

Marketing

Zëdhënësi i Komisionit për Punë të Jashtme i BE-së, Anouar El Anouni, në konferencën e përditshme për media u pyet nga gazetari i Anadolut se “pas rënies së regjimit Baath, rruga për të normalizuar situatën në Siri dhe për të zgjidhur përgjithmonë krizën është përmes rindërtimit të vendit” dhe nëse BE-ja ka plane të qarta për këtë çështje. Ai tha se po shqyrtohen punimet për këtë çështje.

Duke iu referuar konferencës së mbajtur në Bruksel që nga viti 2017, El Anouni tha se ka nisur puna për konferencën e donatorëve për mbështetjen e Sirisë.

Duke theksuar se hapat që do të ndërmerren për rindërtimin janë duke u vlerësuar, El Anouni tha se “megjithatë, është shumë herët të parashikohet se ku do të arrijnë këto”.

– BE-ja do të rrisë praninë e saj diplomatike në Damask

Duke kujtuar se BE-ja dërgoi një delegacion të nivelit të lartë diplomatik në Damask më 16 dhjetor, Al Anouni tha: “Kjo nuk do të thotë se zyra përfaqësuese është rihapur plotësisht tani.BE-ja do të rrisë praninë e saj përmes misioneve të rregullta të të ngarkuarit me punë derisa ambasada e saj të rihapet plotësisht dhe të funksionojë përsëri në Damask”.

Në samitin e liderëve të mbajtur dje, BE-ja arriti një marrëveshje për qasjen që do të miratohet në Siri.

“Ne duam të garantojmë një tranzicion paqësor dhe gjithëpërfshirës, ​​të ruajmë integritetin territorial, të sigurojmë respektimin e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e grave dhe të mbrojmë pakicat fetare dhe etnike”, tha presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, nga ana e saj, tha se, “Ne kemi krijuar kanale për bisedime politike me HTS-në. Këto bazohen në kanalet ekzistuese që kemi tashmë për ndihmën tonë humanitare. Tani të jesh në terren dhe të kesh kanale politike me HTS-në dhe grupe të tjera ndihmon. U bë mirë gjithashtu që kryediplomati ynë u kthye në Damask”.

Marketing