Kishin mbetur të bllokuar në mes të dëborës në temperatura -6 gradë celcius, shpëtohet familja me dy fëmijë në Korçë

Policia e Korçës dhe banorët e fshatit Panarit i vijnë në ndihmë një familje që kishte mbetur e bllokuar në aksin rrugor Mashkullorë-Backë

Marketing

Një çift bashkëshortësh me dy fëmijët e tyre janë nisur nga Korça në drejtim të fshatit Backë dhe pasi kanë kaluar majën e Mashkullorës, kanë marrë trashenë e rrugës të hapur kohë më parë nga TAP, për të shkuar drejt Backës së Skraparit

Në mes të rrugës mjeti u ka pësuar defekt në kushte kur në rrugë ka një trashësi dëborë prej 5 cm dhe temperaturat shënojnë -6 gradë celsius

Ka qënë kryefamiljari ai që i ka telefonuar një të afërmin e vet, i cili bashkë me dy persona të tjerë janë nisur për ti ardhur në ndihmë bashkëshortëve dhe dy fëmijëve të tyre.

Në ngjitje të Majës se Mashkullorës e ka patur të pamundur për të vijuar rrugën për shkak të prezencës së akullit në rrugë.

Në këto rrethana, kanë vijuar rrugën në këmbë për t’u bashkuar me pjesën tjetër por të shtatë kanë mbetur të bllokuar në rrugë

Është dashur një tjetër telefonatë drejt policisë lokale, e cila bashkë me dy banorë të fshatit Panarit me një mjet fuoristrade, të cilët e kanë tërhequr familjen dhe personat e tjerë të bllokuar duke u sjellë në majë të Mashkullorës e prej andej, një mjet tjetër është duke bërë transportin e tyre drejt qytetit të Korçës

Marketing