Qarkullimi në mbarë vendin zhvillohet në kushte dimri

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga pala maqedonase nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Marketing

Gjithashtu raportohet se të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme dhe paralajmërohet se për shkak të temperaturave të ulëta në rrugë të caktuara është e mundur paraqitja e ngricave.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LAMM rikujton se nga data 15.11.2024 filloi obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale atmosferike. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2025.

Marketing