Seanca përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve do të mbahet më 20 mars 2025, janë përcaktuar çështjet juridike të kontestuara lidhur me iniciativat sipas këtij ligji, si dhe lista e pjesëmarrësve, e cila do të jetë e hapur për opinioni. Kjo është dakorduar në takimin e djeshëm të punës në Gjykatën Kushtetuese, tha kryetari i gjykatës Darko Kostadinovski.
“Në seancën përgatitore do të ftohen rreth 25 ekspertë dhe përfaqësues të shkencës dhe profesionit, nga fusha e së drejtës kushtetuese, të drejtës ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe një përfaqësues nga Komisioni i Venecias”, informon Kostadinovski.
Pas përfundimit të seancës përgatitore, më së voni në muajin maj gjykata do të vendosë për çështjen.