Vonesa e hapjes së çerdheve në Haraçinë e Likovë, Mickoski u kërkon falje banorëve

Kryeministri, Hristijan Mickoski, u ka kërkuar falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës lidhur me vonesën e hapjes së çerdheve në këto dy komuna.

Marketing

Mickoski thotë se edhe pse ka kryetarë të komunave të papërgjegjshëm, kjo nuk duhet të jetë pengesë që çerdhet të nisin me punë.

“Mëngjesin e sotëm kam folur me zotin Fatmir Limanin dhe gjatë ditës anëtarët e kabinetit të tij dhe shefi i kabinetit të tij do ta kontaktonjë administratën e komunës së Haraçinës dhe Likovës dhe në këtë mënyrë ajo që është temë këtyre ditëve do të tejkalohet dhe përfundohet, sepse pëlqimet janë dhënë. Ndërsa unë banorëve të këtyre dy komunave në emrin tim u kërkoj ndjesë për shqetësimet. Fëmijët janë prioriteti ynë i parë dhe politika e kësaj Qeverie është pikërisht në atë drejtim.”, – deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.

Deklarata e kryeministrit Mickoski vjen një ditë pasi ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, deklaroi se para se të nënshkruajë hapjen e çerdhes në Haraçinë, kryetari i saj, Ridvan Ibrahimi, duhet të kërkojë falje, sepse e ka quajtur ministër jolegjitim.

Ndërkohë reaguan kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, dhe ai i Likovës, Erkan Arifi, të cilët e akuzuan ministrin Limani për abuzim flagrant me detyrën zyrtare, ndërsa paralajmëruan edhe mundësinë e ngritjes së padive penale

Marketing