Pronarët e Liverpoolit i përgjigjen interesimit të Elon Musk për ta blerë klubin

Pronarët e Liverpoolit, Fenëay Sports Group i janë përgjigjur raportimeve se Elon Musk është i interesuar për ta blerë klubin.

Marketing

Biznesmeni nga Afrika e Jugut, Elon Musk është njeriu më i pasur i botës, me 414.5 miliardë pasuri.

53-vjeçari që e drejton kompaninë “Tesla Motors” dhe që është pronar i platformës “X”, ka mohuar më herët se është i interesuar për ta blerë ndonjë klub futbolli.

Duke folur për “Times Radio” të martën, babai i tij, Errol, ka deklaruar se djali i tij ka dëshirë të madhe ta blejë Liverpoolin.

Kur u pyet nëse Musk kishte shprehur interesim për ta blerë Liverpoolin, babai tha: “Po, po – por nuk do të thotë se ai do ta blejë”.

“Ai do të dëshironte. Natyrisht. Çdokush do të donte. Do të doja edhe unë. Nëna ime – gjyshja e tij – ishte e lindur në Liverpool dhe ne kemi familjarë në Liverpool. Ishim me fat t’i njihnim disa nga ‘The Beatles’, sepse ata u rritën me ne, me familjen time, dhe jemi shumë të lidhur me Liverpoolin”, tha ai.

Gjyshja e Elon Musk ishte Cora Robinson, dhe thuhet se kishte lindur dhe ishte rritur në qytetin e Liverpoolit, para se të martohej me Ëalter Musk, një general i ushtrisë së Afrikës së Jugut, i cili kishte shërbyer si ushtar në Egjipt, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas “The Times”, pronarët e Liverpoolit nuk kanë asnjë dëshirë për të diskutuar me Elon Muskin, derisa nga klubi nuk ndihen të rrezikuar dhe nuk e marrin shumë seriozisht këtë interesim.

Fenëay Sports Group janë në krye të Liverpoolit që nga tetori i 2010-ës.

Më 2022, pronari (presidenti) i Liverpoolit dhe FSG, John Ë Henry i kishin thënë “The Athletic” në një deklaratë se mund të konsideronin bashkëaksionarë, nëse do të kishte nevojë klubi – por nuk ishin të interesuar për ta shitur klubin.

Dhe, në shtator të vitit 2023, ishte konfirmuar se Dynasty Equity, një kompani amerikane e investimeve në sport, kishte blerë një pjesë të vogël të aksioneve, prej 1.9 deri 3.8% në Liverpool.

Marketing