Pas suksesit të jashtëzakonshëm në koncertin në “Air Albania Stadium” në Tiranë, Alban Skënderaj, ka bërë të ditur se do të performojë për herë të parë në një nga skenat më të mëdha të Italisë në UNIPOL FORUM në Milano.
Ky koncert, i cili mbyll me madhështi 20-vjetorin e karrierës së tij, do të mbahet më 14 maj 2025.
Alban Skënderaj u shpreh entuziast dhe krenar për këtë arritje, duke theksuar se është një ëndërr e bërë realitet për të dhe një mundësi unike për të përfaqësuar shqiptarët me dinjitet në një skenë ndërkombëtare.
“Do të jap gjithçka nga vetja që t’ju përfaqësoj denjësisht dhe t’ju ofroj një kokteil emocionesh dhe një spektakël të vërtetë muzikor,” tha Albani në postimin e tij.