LSDM: Ali Ahmeti të dalë përfundimisht nga filmi nacionalist

Nga LSDM kanë reaguar nga videove të publikuara nga BDI, ku mes tjerash shihet kreu i integristëve, Ali Ahmeti me uniformë ushtarake, përcjell TV21. Nga LSDM thonë se kjo paraqet “provokim etnik”, ndërsa shtojnë se LSDM-ja është partia e vetme që promovon bashkëjetesën dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet bashkësive etnike.

Marketing

“Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti duhet të dalë përfundimisht nga filmi nacionalist. Retorika e tij për nxitjen e vazhdueshme të tensioneve etnike si mjet për veprim politik është e papranueshme dhe e rrezikshme për vendin. Politika të tilla dhe filma me uniforma ushtarake janë provokime të papërshtatshme që nuk kanë vend në shoqërinë tonë multietnike”, thonë nga LSDM duke shtuar se kur BDI e akuzon LSDM-në për albanofobinë, nuk duhet harruar se në Bordin Ekzekutiv të LSDM-së ka shqiptarë, ndërsa si parti, thonë se kanë edhe vota të shqiptarëve.

Marketing