Skuadra e Çair 2030 solli një emër të ri para rifillimit të sezonit dhe nënshkroi një kontratë me një amerikan.
Anëtar i ri i ligës së parë është Rashad Williams nga SHBA, i cili vjen nga Kosova ku ka veshur fanellën e Sigal Prishtinës dhe ka pasur aventurën e parë evropiane.
Klubi i tij i fundit në Ligën NCAA ishte Universiteti i Arkansas, me 17.7 pikë, 1.9 kërcime dhe 3 asistime për lojë.
Çairi 2030 vazhdon në kampionatin e Maqedonisë kundër Feniks-it, dhe është në vendin e shtatë të tabelës.