Zuckerberg: Administrata Biden na kërkonte të fshinim postimet rreth Covid dhe vaksinave”,pasi i refuzuam … (VIDEO)

Mark Zuckerberg ka thënë se administrata Biden telefononte vazhdimisht META-n për të censuruar postimet në Facebook.

Marketing

Mark Zuckerberg në podkastin e Joe Rogan tka deklaruar se administrata Biden telefononte punonjësit e tij dhe i’u “bërtiste dhe i mallkonte” për të hequr postimet me përmbajtjen e Covid dhe vaksinave. Ata donin që Meta të censuronte edhe disa postime satirike. Pasi refuzuan ata i’u qepën pas kompanisë së tij.

“Njerëz nga administrata Biden telefononin stafin tonë duke bërtitur dhe mallkuar. Këto dokumente janë tashmë publike. Nuk besoj të kemi incizuar telefonata por kemi emailet e dërguara dhe ato janë publikuar te gjitha. Dhe situata erdhi në pikën ku ne u thamë: “Ne nuk do të fshijmë gjëra që janë të vërteta. Kjo është qesharake”

“Ata na kërkuan të fshinim disa postime satirike që atyre nuk u pëlqenin. Ne sigurisht që refuzuam. Pas kësaj mendoj se ata u inatosën dhe Biden bëri një deklaratë.”

“Nuk e mbaj mend mirë nëse ishte konferencë për shtyp por ai në parim tha se ne po vrisnim njerëz duke mos respektuar kërkesat e administratës. Pas kësaj agjenci të shumta dhe degë të qeverisë na i’u qepën kompanisë sonë dhe filluan të na investigonin. Ishte brutale!”, u shpreh Zuckerberg.

https://twitter.com/i/status/1877785122314875330

 

Marketing