Në kuadër të projektit “Përmirësimi i infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut”, të ofruara nga Banka Evropiane për Investime dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriutqë do të ndahen përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si fonde të pakthyeshme për komunat, është lidhur kontrata për “Zëvendësimin e rrjetit të ujësjellësit me asbest çimento në qytetin e Strugës”.
Kontrata është lidhur në mes të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe kontraktorit të përzgjedhur “Markovski K73 SHPKNJP” nga Struga. Ndërrimi i rrjetit të ujësjellësit asbest-çimento në qytetin e Strugës, do të zhvillohet në 18 muajt e ardhshëm, i cili do t’u sigurojë banorëve të qytetit të Strugës një furnizim më cilësor me ujë, dhe zëvendësimi i tubave të ujit të asbest çimentos me tuba të rinj të cilësisë së lartë do të kontribuojë shumë në përmirësimin e cilësisë së ujit, mbrojtjen e mjedisit, dhe do të reduktohen humbjet e ujit. Shuma e investimit është 76 milionë denarë.
Me këto 50 milionë euro shtesë ndaj 100 milionë eurove të akorduara më parë nga Qeveria, po bëjmë një hap përpara në forcimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve të vendit tonë, pa përjashtim, sepse fondet janë në dispozicion të të gjitha komunave në vend pa përjashtim.
Shkalla e realizimit të këtyre fondeve është afërsisht 20 për qind e shumës totale dhe në përputhje me dokumentacionin e miratuar të projektit dhe dokumentacionin e furnizimit për realizimin e projekteve të dërguara nga komunat dhe të miratuara nga Njësia për Zbatimin e Projekteve të MMJPH-së, në periudhën e ardhshme pritet përshpejtim i dinamikës së zbatimit.