​Këto ushqime rrisin rrezikun e demencës

Mjekët parashikojnë se numri i rasteve të reja të demencës në SHBA do të dyfishohet deri në vitin 2060, që do të thotë se 42 për qind, ose dy në pesë amerikanë mbi 55-vjeç mund të kenë një formë të sëmundjes.

Marketing

Ndërsa ka shumë mënyra të bazuara në shkencë për të mbrojtur shëndetin kognitiv, të tilla si zgjidhja e enigmave, ushtrimet dhe ushqimi i shëndetshëm, është po aq e rëndësishme të dini se çfarë të mos bëni. Për shembull, shmangia e disa ushqimeve mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të demencës.

1. Mishi i përpunuar

Mishrat e përpunuar si sallami, salsiçet dhe proshuta njihen për përmbajtjen e lartë të natriumit dhe yndyrës trans, gjë që është e keqe për shëndetin kardiovaskular. Megjithatë, hulumtimi i publikuar në janar 2025 në revistën Neurology sugjeron se këto ushqime mund të rrisin gjithashtu rrezikun e demencës.

Studiuesit analizuan të dhënat shëndetësore të 133,771 të rriturve mbi moshën 40-vjeç dhe zbuluan se ata që konsumonin më shumë se një të katërtën e një porcioni mish të kuq në ditë kishin një rrezik 13% më të lartë për të zhvilluar demencë.

2. Ushqimi ultra i përpunuar

Ushqimet ultra të përpunuara përmbajnë sheqerna të shtuara, konservues, ngjyra artificiale dhe aditivë të tjerë kimikë. Sipas një studimi të publikuar më 2022 në revistën JAMA Neurology, njerëzit që marrin mbi 20% të kalorive ditore nga ky lloj ushqimi kanë një rënie 25% më të shpejtë të funksioneve njohëse, shkruan Best Life.

3. Ushqim pikant

Një studim i vitit 2019, i botuar në revistën Nutrients, lidh marrjen e ushqimit pikant me rënien më të shpejtë të aftësisë njohëse. Njerëzit që konsumonin më shumë se 50 gramë spec djegës në ditë kishin pothuajse dyfishin e rrezikut të rënies njohëse.

4. Alkooli

Hulumtimi i publikuar në 2023 në JAMA Network Open zbuloi se konsumimi i moderuar i alkoolit (një pije në ditë) mund të zvogëlojë rrezikun e demencës me 21%. Megjithatë, njerëzit që konsumojnë tre ose më shumë pije në ditë e rrisin këtë rrezik me 8%.

5. Pije të ëmbëlsuara artificialisht

Sipas një studimi të vitit 2017, njerëzit që konsumojnë të paktën një pije të ëmbël artificialisht në ditë kanë tre herë më shumë rrezik për të zhvilluar demencë.

6. Sheqerna të shtuar

Marrja e tepërt e sheqerit mund të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës, e cila është e lidhur me rënien njohëse. Një studim i vitit 2021 i botuar në revistën Journal of Prevention of Alzheimer’s Disease zbuloi se njerëzit që pinin një deri në shtatë pije me sheqer në javë kishin një rrezik dukshëm më të lartë të demencës.

Për të reduktuar rrezikun e demencës, një dietë e pasur me:

-frutat dhe perimet e freskëta

-drithëra integrale

-bishtajoret

-arra dhe fara

-peshk yndyror si salmoni dhe skumbri

Nutricionistja Erin Palinski-Wade thekson se një dietë e pasur me fibra, yndyra të shëndetshme dhe antioksidues mund të mbrojë trurin nga stresi oksidues dhe inflamacioni, që janë shkaktarët kryesorë të demencës.