Largohen 70 metra kub mbeturina nga deponitë e egra gjatë fundjavës

Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, gjatë fundjavës së kaluar ngritën
dhe transportuan përafërsisht 70 metra kub mbetje nga deponitë e egra të
vendosura në komunat Çair dhe Qendër të Shkupit.
Në komunën Çair sërish janë realizuar aktivitete në bulevardin Nikolla
Karev (rruga e Plastikave), ku në këndin me rrugën Maksut Sadik janë
ngritur 25 metra kub mbetje komunale të përziera dhe të vëllimshme të
hedhura në sipërfaqen publike, në afërsi të këndit të lojërave për
fëmijë. Në këtë komunë të Shkupit është intervenuar edhe në dy lokacione
në rrugën Xhon Kenedi, ku janë pastruar 20 metra kub mbetje komunale të
përziera dhe ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme.
Gjatë fundjavës, NP Higjiena Komunale – Shkup ngriti përafërsisht edhe
25 metra kub mbetje komunale të përziera dhe mbetje nga paketimi i
kartonit të hedhura në sipërfaqen me bar përgjatë rrugës Todor
Aleksandrov, në shtrirjen që shpie në Vodno të Mesme.

Marketing