Nxënësi që ra nga kati i dytë i një shkolle në Prilep është jashtë rrezikut për jetë

Nxënësi 11-vjeçar i klasës së gjashtë nga Prilepi i cili po mjekohet në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup është nxënës i shoqërueshëm, punëtor dhe nxënës me sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore, informojnë me kumtesë nga shkolla fillore 2 Prilepit “Goce Dellçev” në të cilën mëson fëmija. Nxënësi, dje në orën 14:35 u rrëzua nga kati më i lartë i ndërtesës shkollore dhe mori lëndime të rënda – fraktura. Nga spitali i Prilepit menjëherë u dërgua në kirurgjinë e fëmijëve në Shkup.

Marketing

Për ngjarjen, në kumtesën nga drejtoresha Snezhana Koteva, qëndron shkurtë se “gjatë ditës së djeshme në ndërrimin e pasdites, gjatë pushimit të madhm ndodhi rrëzimi i nxënësit nga kati i dytë i shkollës”.

Sipas Kotevës, të punësuarit në shkollë vepruan me kohë dhe në mënyrën e duhur.

“Mësimdhënësit kudjestarë më se me përgjegjësi e kryejnë obligimin e tyre, lidhur me kujdestaritë dhe praninë nëpër korridoret e shkollës, duke e respektuar kodin e sjelljes”, thuhet në kumtesën e SHF “Goce Dellçev” nga Prilepi.