MSH: Ka përfunduar montimi dhe instalimi i sistemit për ajër të kompresuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”

Ministria e Shëndetësisë (MSH) informoi se ka përfunduar instalimi i sistemit të ajrit të kompresuar në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza, dhe së shpejti do të vihet në funksion. Nga atje njoftojnë se janë montuar dhe instaluar tre kompresorë me pajisjet e nevojshme shoqëruese – rezervuarë, separatorë, ndarës automatik të kondensit të kontrolluar elektronikisht, separator ciklonik për heqjen e lagështirës dhe vajit në nivelin e daljes së kompresorit, si dhe pajisje të tjera. “Gjithashtu, është kryer zëvendësimi dhe montimi i rrjetit të tubave prej bakri, pikat e lidhjes dhe kabinetet shpërndarëse për ajrin e kompresuar për furnizimin e bllokut operativ me 12 salla dhe 2 salla të Klinikës së Kirurgjisë Plastike, në përputhje me Farmakopenë Evropiane dhe sipas Direktivës Evropiane. Kujtojmë se sallat e operimit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ndaluan së punuari për shkak të një ere të pakëndshme që u përhap përmes sistemit të ventilimit dhe problemi i furnizimit me oksigjen dhe u anuluan shumë ndërhyrje. Prokuroria Themelore Publike është zotuar se do të hetojë rastin, në rast se ka vepër penale. /Alsat.mk

Marketing