Kryetari i Butelit, Kostovski: Nga sot, më të vegjlit e SH.F. “Vizbeg” kanë një kënd të ri lodrash

Komuna e Butelit vazhdon me realizimin e projekteve të premtuara për qytetarët e saj. Kryetari i komunës, Darko Kostovski, njoftoi se sot është hapur një kënd i ri lodrash për fëmijët në oborrin e shkollës fillore “Vizbeg”.

Marketing

Këndin e ri të lodrave e karakterizojnë pajisje moderne dhe rekuizita të reja, të cilat do t’u ofrojnë fëmijëve mundësi për lojë të sigurt dhe pa shqetësime. Gjithashtu, është vendosur një dysheme e butë në tërë sipërfaqen me qëllim që fëmijët të luajnë në kushte të përshtatshme dhe pa asnjë rrezik.

Sipas kryetarit të Butelit, Darko Kostovski, ky projekt është pjesë e ofensivës ndërtimore që ka filluar këtë vit në komunën e Butelit dhe synon të përmirësojë infrastrukturën e komunës në çdo cep të saj, duke e bërë atë një vend më të bukur dhe më të këndshëm për të jetuar.

Kostovski gjithashtu ka theksuar se ky investim është një hap tjetër drejt përmbushjes së angazhimeve për zhvillimin e komunës dhe krijimin e mundësive të reja për të gjithë banorët e Butelit.