Trump nënshkruan urdhrin, deklasifikohen dosjet për vrasjet e ish presidentit Kennedy dhe Martin Luthern King

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se do të deklasifikojë çdo dosje të mbetur nga vrasjet e Presidentit John F. Kennedy dhe liderit të të drejtave civile Martin Luther King Jr.

Marketing

Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë të enjten, shkruan CBC News.

Pasi një ndihmës deklaroi se presidenti po nënshkruante veprimin ekzekutiv “që urdhëron deklasifikimin e dosjeve në lidhje me vrasjet e Presidentit John F. Kennedy, senatorit Robert F. Kennedy dhe Martin Luthern King Jr.”, Trump tha: “Kjo është një gjë e madhe? Shumë njerëz e presin këtë për një kohë të gjatë – për vite, për dekada.”

Pas publikimit të disa prej dosjeve të Kennedy në vitin 2022, Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve tha se 97% e afërsisht 5 milionë faqeve në koleksionin e saj në lidhje me vrasjen ishin publike.

Presidenti premtoi gjatë administratës së tij të parë në 2017 se do të lëshonte dosjet e mbetura të Kennedy. Kjo përfshinte rreth 3,000 dokumente që nuk ishin bërë kurrë publike dhe 30,000 që ishin publikuar më parë me redaktime, por jo të gjitha dosjet u bënë publike gjatë mandatit të tij të parë.

Në vitin 1992, Kongresi urdhëroi që të gjitha dokumentet e atentatit të publikoheshin brenda 25 viteve.