Kombëtarja e Kroacisë siguroi një vend në mesin e katër më të mirëve në Kupën e Botës në hendboll, pasi mposhti në çerekfinale kombëtaren hungareze me rezultatin përfundimtar 31-30. Arena e mbushur plot e Zagrebit i dha një shtysë të madhe kroatëve, të cilët festuan pas një goli dramatik të Shipiqit në sekondën e fundit.
Kroacia shkon në gjysmëfinale dhe do të luftojë për medaljen e Botërorit, ndërsa lojtari më efikas në ekipin fitues ishte Filip Glavas me gjashtë gola. Në anën e kundërt Zoran Iliç ka shënuar tetë gola.