Video ku qante për dëbimin e migrantëve, Shtëpia e Bardhë godet Selena Gomez

Shtëpia e Bardhë ka goditur këngëtaren Selena Gomez me një video si kundërpërgjigje për një postim të këngëtares – postim që u fshi më pas – e ku Selena shihet duke qarë për dëbimin e emigrantëve pa dokumente.

Marketing

Në videon e postuar nga Shtëpia e Bardhë janë disa nëna të viktimave nga të huajt ilegalë.

“Ju nuk qani për vajzat tona”, u tha aty.

Në video u përfshinë edhe disa pjesë të videos së Gomez, së bashku me intervistat e tri grave, fëmijët e të cilave dyshohet se u vranë nga njerëz pa dokumente.