“Lëvizja Demokratike po forcohet me njerëz me përvojë dhe vizion, të gatshëm për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë sonë. Me kënaqësi mirëpresim Prof. Sejdi Demirin, një intelektual dhe profesionist me një karrierë të pasur në arsim dhe diplomaci.
Profesor i gjuhës gjermane, me dekada përvojë në mësimdhënie dhe shërbim diplomatik, ai ka dhënë kontribut të çmuar si konsull i përgjithshëm në Mynih dhe dy herë zv.ambasador në Berlin. Autor i librave dhe përkthimeve të rëndësishme, Prof. Demiri është një vlerë e shtuar për Lëvizjen Demokratike.
Së bashku, për një të ardhme më të mirë” thuhet në kumtesën e LD-së