Voska Sport nënshkruan me ish reprezentuesin finlandez, Forsell

Drejtuesit e rinj të Voska Sport aktivizohen, edhe atë shumë fuqishëm në merkato. Pas disa ditësh heshtje te kjo skuadër, kur janë në pyetje përforcimet e reja,

Marketing

“infOSport.mk”, ekskluzivisht mëson se Voska Sport ka arritur marrëveshje me ish reprezentuesin e Finlandës, Petteri Forsell.

Bëhet fjalë për një futbollistë me mjaft eksperiencë të madhe, i cili gjatë karrierës së tij profesionale numëron plotë 443 ndeshje dhe 113 gola të shënuar.

Ai së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke të Sanliurfaspor, ndërsa periudhën më të mirë e ka kaluar në vendlindje, me skuadrën e IFK Mariehamn, për të cilën skuadër në 136 ndeshje, ka realizuar plotë 52 gola dhe 25 asistime.

Forsell luan në pozitën e fantazistit, ndërsa pa dyshim se i njëjti do të jetë një super përforcim për Voska Sport, por edhe në përgjithësi një pasuri për Ligën e Parë Futbollistike në vend, bazuar në të kaluarën e tij.

I njëjti ka qenë edhe pjesë zinxhir e kombëtareve të Finlandës, teksa me ekipin e parë ka zhvilluar 12 ndeshje, duke realizuar edhe 1 gol.

Përveç në Finlandë, i njëjti me gola është dalluar edhe në Poloni, duke realizuar 36 gola,  ndërsa golat e tij nuk kanë munguar edhe në ndeshjet europiane, përfshirë këtu eliminatoret e Ligës së Kampionëve dhe të Liga Europa.

Me një fjalë, drejtuesit e rinj të Voska Sport me angazhimin e këtij super lojtari, kanë bërë një goditje të fuqishme në merkato, ndërsa në bazë të paralajmërimeve, të njëjtit pritet të vazhdojnë me këtë ritëm edhe ditëve në vijim, duke sjellë emra shumë cilësor në rradhët e tyre, që do të jenë një sihariq, pa dyshim edhe për elitën e futbollit tonë vendor. (infOSport.mk)