Nga koha e Ndryshimit, apo për shtatë muaj, në Spitalin e Përgjithshëm “Ferit Murad” në Gostivar, u bënë mbi 500 mijë euro investime. Investimet nuk ndalen, pasi me dhjetëra projekte janë në realizim e sipër, të cilat BDI nuk arriti t’i bëjë me vite derisa menaxhonte institucionin kryesorë të shëndetësisë në Gostivar. Janë sjellur shumë aparatura të reja, janë shtuar shërbimet mjekësore me çka dëshmohet se kujdesi kryesorë kanë qenë pacientët, e jo rahatimi i militantëve partiak. Punësimet nga koha e Ndryshimit në Spitalin e Gostivarit nuk bëhen më përmes konkurse partiake siç bëheshin në kohën e BDI-së e as me shkelje të procedurave dhe ligjeve. Qytetarët nuk harrojnë, dhe kujtojmë vetëm konkursin e fundit para zgjedhjeve i cili ishte skandaloz. Poashtu, qytetarët nuk harrojnë se si në konkurset e BDI-së kuadrot e kualifikuara nuk pranoheshin në punë edhe pse i përmbushin të gjitha kushtet. Qytetarët nuk harrojnë edhe video dëshmitë ku drejtorët e BDI-së thonin se urdhri për mos i pranuar në punë të kualifikuarit “vinte nga lartë”. Argjen Muça për shkurt kohë bëri më shumë se drejtorët tuaj të “përjetshëm” dhe u largua faqebardhë për arsye të cilat ishin personale që i ka bërë të ditura dhe opinioni e di. Me Besnik Zeqirin, Spitali i Gostivarit do të vazhdojë investimet, do të punësohen njerëz më meritorë pa mos pasur nevojë për libreza partiake, nuk do të ketë skandale dhe borxhi i trashëguar i spitalit prej rreth 400 mijë euro nga koha e BDI-së, do të vazhdojë të ulet. Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të ndërtuar institucione publike që u shërbejnë të gjithëve, pa dallim dhe me transparencë të plotë.
Qytetarët e Gostivarit meritojnë një sistem shëndetësor të fortë dhe efikas, dhe me Besnik Zeqirin në krye të Spitalit, ky vizion po bëhet realitet.