Arrestohet Pece Mirçevski, akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës

Të paktën për katër vepra penale dyshohet ish drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme në Qeveri, Pece Mirçevski. Policia Financiare dyshon se Mirçevski ka marr ryshfet, ka falsifikuar dokumente zyrtare, ka bërë mashtrim dhe punë të pandërgjegjshme. Dyshimet i referohen 5 kontratave me një kompani për të cilën ka rezultuar se ka konflikt interesi dhe nuk është dashur t’i nënshkruan dhe zbaton. Marrëveshjet i janë referuar shërbiemeve hotelierike, makinave me qera, biletave për fluturime private dhe mëditjeve ditore të pabazuara në angazhime konkrete. Buxheti është dëmtuar për gati 1.8 milion denarë. Pas largimit nga funksioni, shuma e parave nga marrëveshja i janë dhënë në dorë Mirçevskit

Marketing