Në rrjetet sociale, veçanërisht në Tik Tok, ka shumë video në të cilat influencer pak a shumë të famshëm filmohen teksa pinë ujë të ngrohtë me lëng limoni, duke renditur një sërë përfitimesh të kësaj pije, shkruan salute.it.
Sipas tyre, mjafton vetëm një javë konsumim i përditshëm i ujit të nxehtë me limon për të filluar të digjni më shumë kalori, të jeni më të hidratuar, të eliminoni më shumë toksinat dhe të forconi sistemin imunitar.
“Hidratimi është thelbësor për rregullimin e temperaturës së trupit, lubrifikimin dhe mbrojtjen e kyçeve dhe eliminimin e produkteve të mbeturinave përmes proceseve të tilla si djersitja dhe urinimi. Por a mund të mjaftojë vërtet një gotë ujë i ngrohtë me limon për të humbur peshë?, shpjegon nutricionisti Nicola Sorrentino, drejtor shkencor i Akademisë së Ushqimit në Milano.
“Nëse pihet ujë i nxehtë me limon në vend të një pije me kalori më të lartë, siç është një kafe me sheqer, atëherë mund të ndihmojë në humbjen e peshës, por në realitet nuk ka asnjë provë të fortë shkencore që të tregojë se uji i nxehtë me limon ka ndonjë efekt të drejtpërdrejtë në humbje peshe ose metabolizëm”, përgjigjet Sorrentino.
Gjithashtu premton tretje më të mirë, më pak fryrje, lëkurë më të lëmuar, më shumë energji dhe përqendrim. Përfitimi kryesor ushqyes i ujit të ngrohtë me limon është se ai ndihmon në ruajtjen e hidratimit të mirë. Kjo është veçanërisht e dobishme në mëngjes, kur trupi është i privuar nga lëngjet gjatë gjithë natës.