Të enjten më 6 shkurt 2025, deri në mesnatë në sistemin GPRS të Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) është regjistruar qarkullim i përgjithshëm në vlerë prej 232.791.773 denarë, ndërsa janë dhënë 417.866 kupon fiskal, ndërsa të premten deri në mesnatë në sitemin GPRS të DAP-it është regjistruar qarkullim në vlerë prej 81.288.348 denarë, ndërsa janë lëshuar 346.317 kupon fiskal. Në këto dy ditë në tetë rrjetet më të mëdha të supermarketeve në vend, siç njoftojnë nga DAP-I, është shënuar rënie e qarkullimit total prej 22.12%.
Qytetarët për herë të dytë të premten u organizuan për të bojkotuar marketet për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve.
“Të premten, 31.01.2025, deri në mesnatë, në sistemin GPRS të DAP-it është regjistruar qarkullim total prej 114.293.367 denarë. Të premten më 7.02.2025 është realizuar qarkullim 36,95% më i lartë krahasuar me të premten e kaluar, 31 janar 2025. Gjatë krahasimit të qarkullimit të regjistruar në fund të muajit, pra më 31.01 dhe të premten, 7.02.2025 duhet të merren parasysh faktorët e ndryshëm që mund të ndikojnë në shprehitë e konsumatorit. Një nga ata faktorë është se një pjesë e madhe e qytetarëve i marrin pagat dhe pensionet në fillim të muajit, gjë që krijon edhe ndryshime në sjelljen e konsumatorit”, thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.