“Nga dita e sotme, në komunën e Tetovës, është hapur thirrja për propozim emrat e rinj të rrugëve që janë vetëm me numra apo nuk kanë as numër e as emër. Nga sot gjithë banorët do të mund që të propozojnë emra për këta, por edhe rrugët që mbajnë emra rus apo të personaliteteve që nuk përkojnë aspak me realitetin, siç janë Lenin, Juri gagarini apo të ngjashme”, raporton gazetari i Alsat, Bahskim Sulejmani.
Shpallja për propozimet e reja do të zgjas deri në 10 mars, thotë kreu i komisionit për riemërtimin e rrugëve.
“Sot në mënyrë zyrtare shpallet thirrja publike për emërtim dhe riemërtim të e rrugëve në Tetovë. Siç jeni njoftuar për këtë kemi formuar grup pune që i prij unë dhe njëmbëdhjetë anëtarë të tjerë të cilët kemi bë të pamundurën për të arritur deri këtu. Thirrja publike që do hapet sot do zgjas deri më dhjetë mars. Gjithë qytetarët do mund që propozimet e tyre t’i dërgojnë në linkun e bashkëngjitur në shpallje, duke plotësuar edhe një pyetësor. Pyetësori për qytetarët apo grupet që nuk shfrytëzojnë rrjete sociale, do mund ta shkarkojnë të njëjtin dhe ta dorëzojnë në adresë të komunës. Pasi të mblidhen gjitha propozimet, grupi i punës do krijoj një listë me gjithë emrat dhe do përpiloj listë konkrete që do shpallet në faqen zyrtare të komunës së Tetovës”, tha Argjend Veliu, kryetar i komisionit për emërtim të rrugëve.
Për një numër të madh rrugësh që mbajnë emra që nuk kanë të bëjnë me etnitë që jetojnë në Tetovë, edhe banorët janë të mendimit se duhet të ndërrohen.
“Duhet me u ndërruar, duhet të ndryshohen me kohë. Asgjë s’na lidh as neve e as ato. As që e njoh kush është Jurij Gagarini. E kam dëgjuar vetëm formalisht”, tha një banor.
“Kjo rrugë quhet 120 më duket sipas disa të dhënave, ama kuptova se ka edhe ndonjë emër, Juri Gagarin, e para herë që dëgjoj, edhe pse është emër i madh i njeriut që hypi në Hënë. Besoj se na lidh me gagarinin ajo që edhe ne edhe shqiptarët duan të hypuin në hënë dhe na inspirojnë të ngjitemi në hënë. Por dëgjova të deklarohej edhe kreu i komunës se ka komision madje multietnik dhe çka të vendos komisioni ajo le të bëhet”, u shpreh një banor tjetër.
“Na vjen posta me dy adresa. Kjo më duket 125 është por Juri gagarin se kam dëgjuar. E dini çka mendojmë se do shkojmë në hënë, shpresojmë”, theksoi një banor.
Në Tetovë gjithsej ka 297 rrugë, 2016 nga të cilat janë vetëm me numra apo që nuk janë aspak të evidentuara e që institucionet shpesh hasin në pengesa për dërgesat e letrave të ndryshme./ Alsat.mk