Synohet ndërtimi i qendrës rajonale për trajtimin e kancerit me grimca të rënda,Taravari pret në takim iniciatorët

Synohet ndërtimi i qendrës rajonale për trajtimin e sëmundjeve kancerogjene me grimca të rënda dhe për këtë, ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka pritur në takim iniciatorët kryesor, transmeton TV21.

Marketing

“Sot kisha kënaqësinë të pres në takim shkencëtaren nga CERN dhe qendra për jone të rënda në Darmshtad të Gjermanisë Dr. Yiota Foka, Profesorin e UT-së të fizikës Dr. Bashkim Ziberi dhe magjistren e fizikës Nermine Muradi, asistente e jashtme në UT. Mysafirët më njoftuan për inciativën dhe projektin madhor në nivel rajonal për ndërtimin e një qendre për trajtimin e sëmundjeve kancerogjene me grimca të rënda”, thuhet në njoftimin e Taravarit.

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0gFtJpTGEMXzqQoo4yapSWNj7xpEyxjemsWSBMXmDyHFZ7CGudZNico5pGTFexqctl&id=1265185232&mibextid=Nif5oz