55 persona kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin udhëtonin ra nga Ura e Belizes, në hyrjen veriore të qytetit të Guatemalës, kryeqytetit të vendit të Amerikës Qendrore.
Mediat vendase bëjnë të ditur se janë nxjerrë trupat e 53 personave. Autobusi me 75 pasagjerë në bord, përfundoi në lumë poshtë, teksa kalonte urën e Belices në kryeqytet. Sipas disa dëshmitarëve, autobusi ishte përplasur me një makinë para se të binte nga ura.
Presidenti Bernardo Arevalo dërgoi ushtrinë dhe mbrojtjen civile për të ofruar ndihmë në vend. Ai shprehu gjithashtu shqetësimin dhe solidaritetin e tij me të afërmit e viktimave dhe shpalli tri ditë zie kombëtare.
“Sot është një ditë e vështirë për familjen guatemalane. Tragjedia e urës së Belizes është një dhimbje kombëtare,” tha Arévalo.