ASHMAA zgjedhja e anëtareve vazhdon

Pavarësisht kritikave të ndërkombëtarëve dhe thirrjeve për zgjedhjen e anëtarëve të paanshëm dhe kompetent në Këshillin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, procedura nuk do të ndërpritet. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk komenton ndjenja dhe deklarata në këtë drejtim, por se do të zgjidhet secili që i plotëson kushtet ligjore. Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Agjencisë së mediave është në rend dite në seancën e nesërme.

Marketing

“Zgjedhja e anëtarëve të ASHMAA si dhe zgjedhja e bartësve të funksioneve të larta shtetërore bëhet vetëm në bazë të dispozitave ligjore dhe secili që i plotëson dispozitat ligjore dhe është i propozuar për ta ushtruar atë detyrë, do ta ushtrojë. Mbi bazën e ndjenjave dhe deklaratave që nuk çojnë drejt përmirësimit të atij procesi, unë nuk do të jap koment. Të gjithë ata që i respektojnë kriteret ligjore dhe kushtetuese mundet të zgjidhet për secilën pozitë që propozohet”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Nga LSDM-ja sot shkurt brifuan se procedura se procedura vazhdon në Kuvend, sipas Rregullores.
Ditë më parë, Delegacioni i BE-së në Shkup theksoi nevojën e zgjedhjes së kandidatëve profesional në këshillin e Agjencisë së mediave kurse Ambasada e Gjermanisë deklaroi se kritikat që vinë nga nëpunësit mediatik për emrat e kandidatëve janë shqetësuese.

Në seancën e Komisionit për zgjedhje dhe emërime filtrin e komisionit e kaluan Viktor Pavlovski, Sasho Stefanovski, Petar Gjurovski, Afrona Vërzivoli, Nafije Selmani, Cvetanka Minovska, Gordana Majnova. Ata u zgjodhën me propozim të VMRO-DPMNE-së, VLEN-it, LSDM-së dhe ZNAM-it dhe secili prej tyre mori numër të njëjtë votash. Fronti evropian akuzoi për politizim të institucionit rregullator të mediave.

Emrat më të përfolur ishin Nafije Selmani, e cila ishte këshilltare e Alternativës në komunën e Çairit, kandidate për kryetare të Shkupit nga Lëvizja Besa dhe kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare nën logon e koalicionit VLEN. E diskutueshme ishte edhe përzgjedhja e Afrona Verzivolit, e cila u emërua dhe më pas u shkarkua nga qeveria aktuale si kryerevizore e fondeve IPA për shkak të mospasjes së certifikatës. Komisioni Antikorrupsion ka hapur lëndë për të vlerësuar mënyrën e përzgjedhjes së tyre./Alsat.mk