Mexhiti: Në parim jemi marrë vesh për komunat përkatëse të zgjedhjeve lokale

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se brenda kësaj jave pritet të mbahet takimi i parafundit ose i fundit për harmonizimin e qëndrimeve mes VLEN-it, VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it lidhur me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

Marketing

“Në parim, i kemi përafruar qëndrimet dhe besoj se deri në fund të javës së ardhshme do të dalim me zgjidhjen ligjore ose me Ligjin e posaçëm për përfaqësimin adekuat dhe të drejtë të shqiptarëve, pasi deri më tani ky ka qenë vetëm një mekanizëm, por jo një zgjidhje e mirëfilltë ligjore,” deklaroi Mexhiti në një intervistë për Alsat M.

Izet Mexhiti: Në parim jemi marrë vesh për komunat përkatëse të zgjedhjeve lokale

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka deklaruar se koalicioni VLEN do të marrë vendime të mirëanalizuara për kandidatët në zgjedhjet lokale, duke respektuar parimin që partitë
të garojnë aty ku tashmë udhëheqin me komunat.

“Parimisht, aty ku po udhëheqim për momentin me komunat, do të vazhdojnë kandidatët e partive përkatëse të koalicionit VLEN, por ende nuk është vendosur. Vendimet nuk i marrim duke u ngutur, por duke analizuar dhe debatuar për kandidatët më të mirë,” tha Mexhiti.
Ai sqaroi se në Tetovë dhe Zhelinë pritet të garojë Lëvizja BESA, në Gostivar Aleanca për Shqiptarët, ndërsa në Çair Lëvizja Demokratike. “Për komunat e tjera do të shohim kush si qëndron, cilët janë
kandidatët dhe idetë që kanë, dhe në bazë të këtyre kritereve do të marrim vendimet përfundimtare,” shtoi ai.

Ky qëndrim konfirmon strategjinë e VLEN-it për një qasje të matur dhe të koordinuar në zgjedhjet lokale,
duke synuar përfaqësim sa më të mirë të qytetarëve.

Izet Mexhiti: Jemi në fazën finale të harmonizimit të Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se brenda kësaj jave
pritet të mbahet takimi i parafundit ose i fundit për harmonizimin e qëndrimeve mes VLEN-it, VMRO-
DPMNE-së dhe ZNAM-it lidhur me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
“Në parim, i kemi përafruar qëndrimet dhe besoj se deri në fund të javës së ardhshme do të dalim me
zgjidhjen ligjore ose me Ligjin e posaçëm për përfaqësimin adekuat dhe të drejtë të shqiptarëve, pasi
deri më tani ky ka qenë vetëm një mekanizëm, por jo një zgjidhje e mirëfilltë ligjore,” deklaroi Mexhiti.
Ky proces vjen në kuadër të përpjekjeve për të garantuar përfaqësim më të drejtë të shqiptarëve dhe
komuniteteve tjera në institucionet shtetërore, duke kaluar nga zbatimi mekanik në një bazë të fortë
ligjore