Mickoski në Washington: Nuk duam që negociatat me BE-në të kthehen në një histori pa fund

“Ne si komb kemi bërë gjithçka që mundëm, kemi pësuar shumë poshtërime dhe kemi pranuar shumë marrëveshje të këqija për hir të perspektivës sonë evropiane dhe anëtarësimit në NATO”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në manifestimin e Këshillit Atlantik në Uashington kushtuar të ardhmes së marrëdhënieve transatlantike në Ballkanin Perëndimor.

Marketing

Mickoski deklaroi se tek qytetarët e RMV-së frustrimet janë jashtëzakonisht të mëdha.

“Dëshmoj se në një kohë kur ne ishim në opozitë në 2018, na vizituan shumë njerëz nga e gjithë bota, zyrtarë të lartë të BE-së, kryeministra nga shumë vende të fuqishme të NATO-s, presidentë, anëtarë të Komisionit Evropian dhe thanë, thjesht ndryshoni emrin këtë herë, do të bëheni menjëherë anëtar i NATO-s, do të filloni negociatat me BE-në dhe do t’i përfundoni brenda një periudhe 4-5 vjeçare dhe do të bëheni pjesë e BE-së. Ato 4-5 vjet kaluan 2 vjet më parë dhe ne jemi në të njëjtën situatë si 20 vjet më parë, por ndërkohë kemi ndryshuar flamurin, monedhën, emrin dhe gjithçka”, tha Mickoski.

Ai theksoi se tani RMV-ja ndodhet përballë një kërkese të re për ndryshimin e Kushtetutës dhe se kjo nuk garanton siguri në rrugën e integrimit evropian.