32.3% e shqiptarëve në Komunën e Butelit kanë mendim pozitiv për Darko Kostovskin!

Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një anketë me 1100 të anketuar, e cila u realizua nga shtëpia serioze e vlerësimit IPIS.

Marketing

Darko Kostovski gëzon besim të madh tek shqiptarët në Komunën e Butelit, madje 32.3% janë shprehur pozitivisht për punën e kryetarit të komunës, Kostovski.

Ndërsa tek maqedonasit etnik, Kostovski gëzon një vlerësim si rrallë ndonjë kryetar komune në historinë e Maqedonisë së pavarur. Madje, 68% e maqedonasve etnik janë shprehur se kanë një qëndrim pozitiv për Darko Kostovskin.

Në pyetjen nëse Darko Kostovski po punon më mirë se ish-kryetari Velimir Smilevski, në përgjithësi, si nga shqiptarët etnik ashtu edhe nga maqedonasit etnik, 61% janë shprehur se ai punon më mirë, ndërsa 15% kanë thënë se punon më keq se paraardhësi i tij.

Në pyetjen se për kë do të votonin në zgjedhjet e ardhshme midis Darko Kostovskit dhe Velimir Smilevskit, në përgjithësi, nga të gjitha bashkësitë etnike, 45% janë shprehur për Darko Kostovskin, ndërsa 7.3% për Velimir Smilevskin.

Kjo anketë tregon një dominim të qartë të kryetarit aktual Darko Kostovski, i cili me punën e tij të paprecedentë në terren dhe përmbushjen e të gjitha premtimeve të dhëna, gëzon një besim të madh te qytetarët e Komunës së Butelit.