U shemb çatia teksa po punonte, humb jetën 19-vjeçari shqiptar në Greqi

Një punëtor 19-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën në Santorini të Greqisë pasi çatia e një objekti ku po punonte u rrëzua.

Marketing

Sipas Cyclades24.gr, lidhur me ngjarjen është arrestuar pronari i objektit dhe personi përgjegjës për punën.

Policia po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e saktë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Ngjarja nuk ka të bëjë me lëkundjet sizmike, ndërsa zona specifike ku po zhvilloheshin punimet nuk është në zonën e ndaluar për shkak të tërmeteve.