Pas Zelensky-t, Trump “i vërsulet” Starmer dhe Macron

French President Emmanuel Macron shakes hands with U.S. President-elect Donald Trump as he arrives for a meeting at the Elysee Palace in Paris as part of ceremonies to mark the reopening of the Notre-Dame de Paris Cathedral, five-and-a-half years after a fire ravaged the Gothic masterpiece, in Paris, France, December 7, 2024. REUTERS/Sarah Meyssonnier

Donald Trump ka pohuar se Sir Keir Starmer ‘nuk ka bërë asgjë’ për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë – vetëm disa ditë para se të mirëpresë kryeministrin në Shtëpinë e Bardhë .

Pas valës amerikane të sulmeve përmes çdo rrjeti social ndaj Ukrainës dhe liderit të saj, Volodymyr Zelensky, Donald Trump ka nisur të kritikojë edhe kryeministrin britanik Keir Starmer dhe Presidentin francez, Emmanuel Macron.

Marketing

Në kulmin e një grindjeje transatlantike, përpara se Starmer dhe Macron të mbërrijnë në Uashington për ta takuar, Presidenti i SHBA shpërtheu kundër “qasjes” së tyre ndaj Ukrainës.

“Ata nuk bënë asgjë për t’i dhënë fund luftës. Lufta po vazhdon, nuk ka takime me Rusinë, nuk ka asgjë. Ata nuk kanë bërë asgjë. Macron është miku im, dhe unë jam takuar me kryeministrin, ai është një djalë shumë i mirë… [por] askush nuk ka bërë asgjë. Unë kam vite që e shikoj këtë situatë duke vazhduar dhe po e bëj për një arsye, e urrej vrasjen. Unë e urrej të shoh ata të rinj të vrarë”, tha Trump në një intervistë për Fox Neës.

Këto komente zemëruan si kryeministrin ashtu edhe presidentin francez, të cilët u kundërpërgjigjën duke dyfishuar mbështetjen e tyre për Kievin.

Macron paralajmëroi gjithashtu Trumpin që të mos jetë ‘i dobët’ përballë Vladimir Putin, mes frikës se presidenti i SHBA ka mbajtur anën e Moskës  gjatë bisedimeve të paqes.