Burim Latifi i përgjigjet Blerim Bexhetit: Edhe në opozitë mendtë i keni vetëm te paratë!

Drejtori i Sh.A MEPSO, Burim Latifi, ka reaguar ndaj akuzave të deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti, duke i quajtur ato lajme të rreme.

Marketing

Latifi theksoi se MEPSO vazhdon të funksionojë në të njëjtën mënyrë si më parë dhe për të vërtetuar këtë, ai publikoi raportin e konsoliduar financiar të ish-drejtorit të përgjithshëm Zudi Enuz, të nënshkruar nga drejtori financiar Lupço Zikov.

“Gjithçka është në rregull, vetëm BDI është në opozitë! Kush ka qenë Ministër i Drejtësisë, Zoti na ruajt!” shkroi Latifi, duke i konsideruar akuzat e Bexhetit si të pabaza.

Ai shtoi se BDI, edhe në opozitë, vazhdon të fokusohet vetëm te çështjet financiare, ndërsa realiteti tregon se procedurat në MEPSO mbeten të pandryshuara.