Ibrahimi: Bujar Osmani do të digjet politikisht nëse garon për Komunën e Çairit

Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, në emisionin Dialog në Lajm, ka komentuar zërat e kandidatëve të mundshëm për kreun e Komunës së Çairit nga radhët e BDI-së. Duke komentuar, kandidaturën e mundshme të ish-ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, Ibrahimi ka thënë se ai mund të digjet politikisht nëse garon në zgjedhjet lokale.

Marketing

“Nuk është një konkurrencë serioze dhe unë gjykojë se është radha e ardhshme kur Osmani mund të digjet politikisht”, ka theksuar Ibrahimi.

Kujtojmë që Bujar Osmani, përveç se ministër i Jashtëm, ai ka bartë edhe pozitën e ministrit të Shëndetësisë në pozitë të cilit akuzohet për rastin “Pacienti”, ku ka keqpërdorur pozitën shtetërore dhe ka dëmtuar buxhetin e shtetit.