Rubio thotë se nuk ka folur me Zelenskyn që nga “përplasja” e së premtes në Shtëpinë e Bardhë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka thënë se nuk ka folur me Volodymyr Zelenskyn që nga takimi i së premtes në Zyrën Ovale me Donald Trump.

Marketing

Rubio i bëri këto komente gjatë një interviste për ABC News.

Të premten, vizita e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë përfundoi para kohe pas një përplasjeje me Trumpin dhe JD Vance në Zyrën Ovale.

Rakimi përfundoi me tensione, që filloi me Vance duke i thënë Zelenskyt: “Unë mendoj se është mungesë respekti për ju që të vini në Zyrën Ovale në përpjekje për të diskutuar këtë çështje para mediave amerikane”.

Ndërsa presidenti ukrainas u përpoq të kundërshtonte, Trump ngriti zërin dhe i tha: “Ti po luan kumar me Luftën e Tretë Botërore dhe kjo që po bën është shumë mungesë respekti për vendin, këtë vend që të ka mbështetur shumë më tepër se sa që thonë se duhet të kishin”.

Duke mbrojtur veten dhe vendin e tij, Zelensky sfidoi hapur Trumpin për qasjen e tij më të butë ndaj Vladimir Putinit.