Protesta në Londër me himnin e Ukrainës: Lufta nuk ka përfunduar ende!

Mbledhja vjen ndërsa liderët evropianë mbërrijnë për bisedime mbi sigurinë e Ukrainës në Lancaster House pranë Pallatit Buckingham.

Marketing

“Të mbledhurit mbajnë flamuj të mëdhenj ukrainas dhe postera ku shkruhet: “Lufta në Ukrainë nuk ka mbaruar!”

Pranë murit të vilës është varur një pankartë e gjatë disa metra, në të cilën mund të lexohet paralajmërimi: “Kur të bjerë ushtari i fundit ukrainas, Putini do të vijë për ju, zonja dhe zotërinj!”

Një nga pjesëmarrësit në tubim bërtiti vazhdimisht në një megafon: “Faleminderit Britani!”, dhe turma përsëriti.

Turma e quajti Rusinë një shtet terrorist dhe i tha botës: “Botë, mos e tradhto Ukrainën!”.