​Debati Trump-Zelensky pati mbi 150 milionë klikime në X

Videoja e debatit Trump-Zelensky në Zyrën Ovale u bë virale në X, rrjeti social në pronësi të Elon Musk. Videoja ka mbledhur miliona shikime në median sociale, duke u bërë e njohur brenda një ore pasi presidentit ukrainas iu kërkua të largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Marketing

Megjithëse është e vështirë të jepet një masë e saktë, duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e versioneve dhe këndeve të përbashkëta, është e mundur të jepen disa të dhëna, raporton ANSA.

Sipas ekspertit të medieve sociale, Franz Russo, klipi i parë i publikuar nga rrjeti amerikan CSpan, kushtuar çështjeve politike, ka kaluar 30 milionë shikime në X, duke marrë parasysh shpërndarjet e përmbajtjes nga llogaritë më të ndjekura.

”Një klip i shkurtër i postuar nga Musk në platformën e tij, ka arritur 89 milionë shikime. Duke shtuar këto dhe kontribute të tjera, edhe duke marrë parasysh mbivendosjet e mundshme, është e besueshme që totali në X tejkalon 150 milionë shikime, bazuar në të dhënat e mbledhura”, shtoi Russo, transmeton KosovaPress.

Videot në rrjetet sociale të publikuara nga gazetat kryesore ndërkombëtare kanë arritur mbi 10 milionë shikime në pak orë.

Në YouTube, rëndësia ishte më e vogël.

Analiza e Russos tregon se video e Fox-it ka marrë 1,5 milionë shikime, ndërsa ajo e ”The Telegraph”-it 2,8 milionë.

“Është interesante që X po i kalon platformat video si YouTube për sa i përket shpejtësisë dhe vëllimit të shikimeve në ngjarje si kjo. Kjo tregon se sa i rëndësishëm mund të jetë X për Musk dhe, në këtë moment të historisë, për Trump”, thekson ai.