Izraeli ndërpret energjinë elektrike në Gaza

Izraeli do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në Rripin e Gazës në mënyrë të menjëhershme. Këtë e ka bërë të ditur ministri Energjisë në vend, Eli Cohen në një deklaratë të dhënë të dielën.

Marketing

“Sapo firmosa një urdhër për ndërprerjen e menjëherëshme të elektricitetit në Rripin e Gazës,” tha Cohen.

“Ne do të përdorim të gjitha mjetet që kemi të disponueshme për të siguruar rikthimin e të gjithë pengjeve,” tha ai duke shtuar se Izraeli do të sigurohet që Hamasi të mos ekzistojë më në Gaza, “ditën tjetër.”

Ky zhvillim i fundit vjen teksa bisedimet për një armëpushim dhe marrëveshjet për pengjet janë në vijimësi dhe teksa Hamasi bën thirrje për “bisedime emergjente” për fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit. Kjo e fundit është kundërshtuar nga Izraeli.

Izraeli kërkon që të zgjasë fazën e parë të marrëveshjes dhe të vijojë me shkëmbimin e pengjeve, po pa asnjë zotim për t’i dhënë fund luftës në mënyrë permanente.

Javën e shkuar, vendi njoftoi një bllokim të të gjitha ndihmave në enklave për t’i bërë kështu presion Hamasit që të pranonte kushtet e reja për zgjatjen e fazës aktuale të marrëveshjes.

Nga ana tjetër, një delegacion i Hamasit mbërriti të premten në Kario për të diskutuar një marrëveshje për armëpushim dhe për mundësinë e nisjes së një faze të dytë.

Marketing