Ismaili: Për t’i marrë dikujt gradën Gjeneral duhet të këtë kryer ai person vepër të rëndë penale

Zëvendës ministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili e ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se reagimi i gjeneralit Besnik Emini përmes një statusi për të mohuar një dokument të vitit 2001 për pjesëmarrje në luftën e vitit 2001, tha se ishte reagim i paqartë.

“Statusi i gjeneralit Besnik Emini ishte i paqartë, nga ana profesionale ai nuk është dashur të përmend as iniciale… Në ato iniciale është përmendur me iniciale dhe bashkëshorti im. Pra nga ana profesionale nuk është dashur të përmenden iniciale. Unë kam fjalë miradie për z.Emini, mirëpo ai dokument që ka dalë në media duhet të hetohet se prej nga ka dalë sepse kishte numër arkivor dhe dukej se kush e ka miratuar, kush e ka nënshkruar atë…”, tha Ismaili.

Ajo shtoi se grada Gjeneral nuk mund të merret nëse personi në fjalë nuk ka shkelje ligjore.

“Për t’i marrë dikujt gradën Gjeneral duhet të këtë kryer ai person vepër të rëndë penale. Nuk merret grada pa asnjë arsye”, sqaroi Ismaili.

Zëvendës ministrja Ismaili kritikoi ish-ministrat e kaluar që sipas saj nuk kanë bërë aq sa duhet për shkollimin ushtarak, duke përmendur Fatmir Besimin dhe Talat Xhaferin.

Marketing