BDI: Çairi, një vend i rrezikshëm për të jetuar dhe për të rritur fëmijët! Qytetarët po e kërkojnë kryetarin te “njerëzit e humbur”

Çairi është bërë një vend i rrezikshëm për të jetuar dhe për të rritur fëmijët.

Përveç kaosit urban, betonizimit dhe papastërtisë, tashmë edhe kabllot elektrike të rëna për tokë përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve.

Kjo situatë është rezultat i drejtpërdrejtë i neglizhencës së kryetarit të Komunës, Visar Ganiu, i cili, në vend që të kujdeset për sigurinë e banorëve, ka zhdukur çdo ndjenjë përgjegjësie dhe llogaridhënieje.

Qytetarët tashmë po e kërkojnë atë tek “njerëzit e humbur”, sepse ai dhe klika që e kontrollon atë, kanë shndërruar Çairin në një komunë të pamenaxhueshme, përmes korrupsionit masiv dhe shpërfilljes totale ndaj problemeve të përditshme të qytetarëve.

Kërcënimi i jetës së fëmijëve është një vijë e kuqe!

Kërkojmë menjëherë ndërhyrjen e institucioneve kompetente për të parandaluar një tragjedi të mundshme dhe për të mbajtur përgjegjës ata që kanë lejuar këtë gjendje alarmante.

BDI do të vazhdojë të denoncojë këtë papërgjegjshmëri dhe të mbrojë të drejtat dhe sigurinë e çdo qytetari të Çairit.

Marketing