Zëvendësdrejtori i Doganave Garip Kaba, në intervistën e fundit në TV21, ka deklaruar se në Drejtorinë e Doganave, Koalicioni VLEN, përveç se ka ruajtur pozicionet udhëheqëse gjithashtu edhe kanë rritur numrin e përfaqësuesve shqiptarë.
Sipas tij, nga dy ndihmës drejtor sa ka pasur Drejtoria e Doganave, tani ka tre ndihmës drejtor shqiptarë në nivel të Drejtorisë.
“Përfaqësimi adekuat në nivel të udhëheqësish nuk ka qenë i dëshirueshëm dhe është dashtë përpjekje e madhe për ta ruajtur dhe rritur këtë proces që të arrijmë përfaqësim me kualitativ të shqiptarëve. Për herë të parë në nivel shtetëror, përfaqësohemi me shef dogane në terminalin doganor të Tetovës, në pikën kufitare të Jazhincës, shefin e doganës në Bllacë, shefin në Bllato të Dibrës, shefin në Aeroportin e Ohrit, gjithashtu kemi drejtuesin e terminalit doganor në Kumanovë. Kjo është arritur falë bashkëpunimit dhe koordinimit të sinqertë me partnerët e koalicionit sidomos me VMRO-DPMNE-n”, tha Kaba.