Përshkak të zhurmës policia konfiskon “BMW”

Policia ndaloi një “BMW” të drejtuar nga R.S. nga Kavadarci dhe e konfiskoi përkohësisht për shkak të krijimit të zhurmës.

Sipas informacionit nga policia, shoferi u ndalua për shkak të një postimi të mëparshëm në rrjetin social Instagram, në të cilin shihet duke drejtuar mjetin me rritje të menjëhershme të shpejtësisë, duke shkaktuar rrëshqitjen e rrotave të fuqisë lëvizëse dhe krijimin e zhurmës.

Në stacionin e kontrollit teknik u krye matja e zhurmës dhe u konstatua se ishte mbi nivelin e lejuar, thanë nga MPB.

Mjeti është konfiskuar përkohësisht për një periudhë prej 90 ditësh.

Marketing