Fatmir Limani nga Lëvizja Besa ka dalë me reagim para pak minutash.
Nuk përmend emra, por nga shkrimi i tij kuptohet se flet për person të gjinisë femërore, e cila sipas tij është duke “trokitur në derën e hasmit”.
Megjithatë, ky reagim i Limanit vjen pasi ish nënkryetarja e Besës, Besa Kadriu doli me qëndrim publik ku kritikoi Qeverinë dhe retorikën e kryeministrit Hristijan Mickoski.
Pas këtij qëndrimi të Kadriut, reaguan nga LB dhe njoftuan se ajo që nga qershori i vitit 2024 ka dhënë dorëheqje nga të gjitha organet e partisë.