Sot varroset babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi

Sot do të varroset Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Haxhi Thaçi do të prehet në varrezat e reja të fshatit Burojë, Skenderaj, derisa kjo komunë ka bërë të ditur agjendën për sot.
Sipas njoftimit nga ora 09:00-12:00 do të bëhen homazhe pranë arkivolit në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Në ora 12:00 do të mbahet mbledhje komemorative.

Në ora 15:00 mbahet ceremonia e varrimi të të ndjerit.

Ndryshe, Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Lidhur me këtë refuzim ka pasur reagime të shumta.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur indinjatën dhe revoltën ndaj këtij vendimi.

Poashtu edhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi e ka quajtur refuzimin e kërkesës së Thaçit të pa pranueshëm.

Derisa ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu shtoi se do të kërkojë sqarime nga Specialja ndaj këtij vendimi.

Marketing