18 viktima në Korenë e Jugut nga zjarret më të këqija në histori, shkrumbohet tempulli i lashtë budist

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 19 janë plagosur pasi zjarret e Koresë së Jugut vazhdojnë të shkatërrojnë juglindjen e vendit. Të dhënat e publikuara në mediat ndërkombëtare i referohen Ministrisë së Brendshme dhe Sigurisë së vendit.

Marketing

Më shumë se 23,000 njerëz janë evakuuar dhe disa objekte kulturore të trashëgimisë janë shkrumbuar, duke përfshirë një tempull të lashtë budist 1,300-vjeçar.

Rreth 17,000 hektarë pyje janë shkatërruar, duke i bërë zjarret të tretat më të mëdhenj në historinë e Koresë së Jugut për sa i përket sipërfaqes.

Sipas presidentit në detyrë Han Duck-soo, zjarret po “rishkruajnë librat e rekordeve për zjarret më të këqija në historinë e kombit”.

Një helikopter zjarrfikës u rrëzua në malet e qarkut Uiseong, sipas autoriteteve, të cilët po hetojnë shkakun.

Mijëra zjarrfikës dhe rreth 5000 personel ushtarak janë vendosur për të kontrolluar flakët e shumta, si dhe helikopterë nga ushtria amerikane e vendosur në Kore.

Të martën, agjencia kombëtare e zjarrfikësve tha se e kishte ngritur krizën në nivelin më të lartë të reagimit ndaj zjarrit, hera e parë që këtë vit lëshohej një alarm i tillë.

Zjarret e egra janë relativisht të rralla në Korenë e Jugut dhe vdekjet e lidhura me to janë të rralla. Zjarret aktuale, që kanë vrarë 18 persona gjatë ditëve të fundit, janë më vdekjeprurësit në historinë e vendit.

Marketing