Taravari: Ja çfarë kërkova në mbledhjen e VLEN-it

Arben Taravari për TV SITEL

Marketing

“Nuk është e vërtetë se kam kërkuar 40% të kandidatëve për kryetar komune të jenë të ASH.
Kërkova që listat e këshilltarëve të partive që janë pjesë e VLEN të jenë të veçantë, thjesht për të motivuar sa më shumë njerëz.
Opsioni i dytë që kam kërkuar është që të tre partitë tjera që janë pjesë e VLEN-it (Besa+LD+Alternativa) të jenë bashkë dhe ne të jemi veçmas.

Unë mendoj qartë se nëse i vendosim të gjitha partitë në një listë, do të ketë një revoltë pse nga kjo parti, pse nga ajo parti dhe prandaj mendoj se sa më shumë emra të kemi në listat për këshilltarë, aq më shumë do të ketë motivim te anëtarët për të lobuar dhe për të qenë aktiv në zgjedhje”, tha Taravari.

Marketing