Dua Lipa shënon fitore në gjykatë, bie padia kundër saj

Dua Lipa ka siguruar një vendim gjykate që hedh poshtë një padi për shkelje të të drejtave të autorit, e cila pretendonte se ajo kopjoi hitin e saj të madh “Levitating” nga dy këngë disa dekada më të vjetra.

Padia, e paraqitur në vitin 2022 nga kompozitorët L. Russell Brown dhe Sandy Linzer, akuzonte Lipa-n se kishte vjedhur pjesë nga kënga e tyre e vitit 1979 “Wiggle and Giggle All Night” dhe nga kënga e tyre e vitit 1980 “Don Diablo”.

Ky rast ishte një nga dy paditë me profil të lartë për shkelje të të drejtave të autorit të ngritura për “Levitating”, një hit masiv që qëndroi për 77 javë në Billboard #Hot100.

Në vendimin e saj, gjyqtarja Katherine Polk Failla vlerëson se kënga e Lipa-s ndante vetëm elemente të përgjithshme muzikore me këngët e Brown dhe Linzer – ato lloj elementesh bazë muzikorë që nuk mbulohen nga ligji federal për të drejtat e autorit dhe nuk mund të jenë të zotëruar nga një kompozitor i vetëm.

Në një deklaratë për Billboard, avokati i Brown dhe Linzer tha se ata “nuk bien dakord me vendimin” duke paralajmëruar hapa të mëtutjeshëm që kundërshtojnë vendimin.

Marketing