E ftuar në “Mos i bjer me Top” me Ronaldo Sharkën dhe Erjola Doçin, Rike Roçi është vënë përballë fotografive të disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP”.
Rike kishte për të zgjedhur nëse do e griste, puthte apo injoronte foton e secilit pre tyre. Ajo vendosi që të mos griste asnjë nga imazhet, por vetëm dërgoi puthje dhe bëri një ‘injorim’.
Pjesë nga biseda:
Jozefin Marku?
O Jozi, për mua djalë shumë i mirë, kam simpati dhe e puthim
Roza Lati?
E dua fort, por pavarësisht se nuk njihemi më, nuk shihemi më se Roza u fejua dhe u zhduk, e puthim patjetër.
Nuk keni më kontakt si dikur?
Herën e fundit që jemi dëgjuar ka kaluar gati 1 vit. Unë vazhdoj ta dua shumë, respekt maksimal por nuk jemi shoqëruar me njëra-tjetrën.
Julian Deda?
Me Julin gërricemi dhe kur jemi në kafe. Është dashuri dhe urrejtje me Jul Dedën si në Big.
Ori Nebjiaj?
Shumë e mirë edhe pse nuk më ka mbrojtur shumë në Big, po jashtë kemi patur raport shumë të mirë, kështu që e puth
Egla Ceno?
Me Eglën siç dihet nuk kam patur ndonjëherë raport të mirë por kur e takova te festa e Big-ut u përqafuam me njëra-tjetrën, u puthëm dhe mbaroi
Nuk i hodhe pana dhe çfarë i bën sot?
Jo nuk i hodha, e përqafoj
Gjesti?
Gjestin e kam parë për herë të parë te festa e Top-it, po ishte i rrethuar me shumë çuna. Unë adhuroj thjeshtësinë te një personazh, e pashë me truproja, nuk të prek njeri, kështu që rri më i thjeshtë se do ishte më mirë. Aty tek ajo tavolina ishin vetëm vajza, nuk do e hanim. Respekte për të, por më bëri përshtypje kjo gjë. Mendoj se thjeshtësia e bën njeriun më interesant.
Ilnisa Agolli?
Ilnisën e kam takuar te festivali i RTSH-së, erdhi më takoi dhe e takova. Bëri story me mua dhe pas 1 muaji më kishte bërë bllok dhe po e injoroj foton e saj.
Noizy?
Kam respekt, e njoh që kur kam qenë e vogël se jeton në Durrës dhe unë durrsake jam. E njoh që kur kam qenë adoleshente dhe kaq. Kam 1 vit që nuk e takoj, ndoshta më shumë. E puthim patjetër.